Lajthia
(Corylus avellana)

Fidanishte Rabeta ofron me shume se 5 kultivare te ndryshem vendas e te huaj te Lajthise (Corylus Avellana), nje bime qe historikisht eshte rritur ne Europe dhe Azine Perendimore… 

Lajthia

Lajthia është një pjesë e familjes Betulaceae, nën-gjinia Corylus. Emri shkencor avellana është marrë nga qyteti i Aveles ne Itali. Si bimë frutore, është domestikuar dhe është zgjedhur nga C. Linnaeus në vitin 1753. Shkrimet e asaj periudhe e përshkruajnë si “arrat e Avelles”.

Sipas shkencëtarëve, lajthia e zakonshme është specie me origjinë antilike europiane dhe aziatike perëndimore, me kufinj natyror të përhapjes nga Ishujt Britanikë, jugu i Gadishullit Iberik, Greqia, Turqia dhe Qipro në veriun e Gadishullit Skandinav deri në lindjen e Maleve Urale, Kaukazin dhe deri në veriperëndim të Iranit. Është e përhapur gjerësisht edhe në Japoni, Kinë, Mançuri, Tibet, Kaukaz dhe deri në Amerikën Veriore.

Ka të dhëna që përdorimi i lajthise si dru-frutor për përmirësimin e teknikave kulturore të saj fillon që në shekullin e IV të erës sonë. Vetëm pas viteve 1900 u realizua në mënyrë të studiuar kultivimi masiv dhe krijimi i blloqeve frutore me lajthi në Europë dhe Amerikë, periudhë që koecidon me futjen në strukturë të varieteteve më interesante që u përgjigjën mirë kërkesave konsumatore dhe komerciale.

Prodhimi i lajthise në botë është i përçarë në katër zona kryesore. Zona e parë është ajo e Detit të Zi (kryesisht Turqia), zona e dytë përfshin Italinë, Spanjën dhe Francën, zona e tretë përfshin vendet aziatike dhe zona e katërt përfshin vendet e Shteteve të Bashkuara. Sipas të dhënave të FAOSTAT, rajonet kryesore të prodhimit dhe eksportit të lajthise përfaqësohen nga vendet e Europës dhe Azisë, që në vitet e fundit japin gati 50% të totalit të prodhimit botëror. 

01.

Tonda di Giffoni

Tonda di Giffoni eshte nje nder kultivaret me te cmuar Italiane te lajthise, nje kultivar qe rritet zakonisht ne rajonin e Salernos, ne jug te Italise…

02.

Tonda Romana

Tonda Romana eshte nje varietet italian me origjine te lashte, dhe nje nga varietetet më te mbjellura ne bote. Fruti varion nga i mesem ne te madhe, ne forme te rrumbullaket me levozhge kafe te lehte.

03.

Lara

Varieteti i trete i arres ne listen tone eshte Lara, nje tjeter arre me origjine franceze, por goxha me moderne se Franquette

Arre e Varietetit Lara

04.

Pedro

Pema është shumë produktive dhe përveç rajoneve bregdetare është e përputhshme me të gjitha zonat e rritjes së arrës.

Fruti është me lëvozhgë gjysmë të hollë dhe mund të shkëputet lehtësisht nga lëvozhga. Pjesa e brendshme  ka një ngjyrë të verdhë të lehtë. Rrezja e thelpiut te ketij varieteti eshte 48% ndersa pjekja rreth dy javeve te para te shtatorit.

Shija e varietetit “Pedro” eshte nje nder me te mirat persa i perket arrave, nje shije qe shume pak varietete te tjera mund ta rivalizojne.

Arre e care e varietetit Pedro

05.

Fernor

Fernor është një varietet arre francez rezistent ndaj të ftohtit. Varietet produktiv dhe me gjethe të vonshme. Është një hibrid i Franquette x Lara. Fernor mund të mbillet në zona të ftohta dhe mund të mbillet në lartësi deri në 1800 metra mbi nivelin e detit. 

Varieteti Fernor mund ta filloje prodhimin qe 3-4 vite pas mbjelljes. Arrat dalin te lehta ne ngjyre, me levozhge te holle. Pjalmuesi i rekomanduar eshte Fernette.

Arre e Varietetit Fernor

06.

Kultivare te tjere

Pervec Chandler, Franquette, Lara, Pedro dhe Fernor, Fidanishte Rabeta ofron edhe kultivare te tjere te huaj e vendas.

Nder keto: Ronde de Montegnac, nje tjeter varietet francez i cili perdoret me se shumti si pjalmues i Franquette; Fernette, nje arre me karakteristika te ngjashme me Fernorin dhe pjalmues i tij; dhe se fundmi varietete vendase me karakteristika te vecanta…

Kokrra arrash nga afer

Na kontaktoni...

Mos hezitoni te na kontaktoni per me shume informacion ne lidhje me procesin e blerjes…