Arra (Juglans Regia)
Fidanishte Rabeta ofron nje shumellojshmeri fidanesh, nder to, mbi 10 kultivare te perzgjedhur, vendas e te huaj te arres se thjeshte, njohur ne vende te ndryshme si arra Persike, arra e Madeires, arra Karpate ose arra Angleze, nje specie qe historikisht eshte rritur ne rajonin nga Ballkani ne Himalaje.
Arrat & Arroret
Arroret zene nje vend te rendesishem ne grupin e drufrutoreve, ndersa si perfaqsuesit kryesor mund te permendim arren, bajamen, lajthine e geshtenjen. Ajo cka i bashkon keto specie eshte fruti i tyre aken e i thyeshëm dhe per kete arsye shpesh i hasim edhe me termin gujador.
Arroret njihen dhe jane kultivuar tradicionalisht ne Shqiperi sepse jane produkte te shendeteshme per konsum te fresket dhe te perpunuar. Vlerat kryesore te frutit perfaqsohen nga perberes te rendesishem, yndyrna te pangopura, celuloze, vitamina te ndryshme, lende minerale, proteina, etj.
Mbi bazen e ketyre vlerave, produkte gujadore, se bashku me perimet/verdurat dhe vajin e ullirit konsumohen ne sasira te medha ne vendet mesdhetare.
Avantazhet kryesore te prodhimeve arrore jane ato me poshte:
- Kane perparësi eksportet
- Ndryshe nga prodhimet e tjera nuk demtohen ne ruajtje apo transport
- Konservohen, transportohen dhe tregetohen gjate githe vitit
- Nuk sjellin mungesa sezonale apo mbiprodhim tregu
- Kerkohen shume ne tregjet prodhuese e konsumatore
01.
Chandler (Çendler)
Chandler eshte varieteti me i shitur i arres, dhe jo pa arsye. Ky varietet eshte produkt i bashkimit te varietetit Pedro dhe 56-224 ne vitin 1963 ne Kaliforni, SHBA.
- Peme me fuqi mesatare
- Kurora 1/2 e hapur
- Dendesi mesatare e bimeve
- Distanca e keshilluar 7x7 m
- Lulezim ne epoke mesatare
- Pjalmues te konsoliduar, Franquette
- Frutifikimi, mbi 85-90% anesor
- Forme ovale, guaske e forte
- Rrezja e thelpinjeve 48-51%
- Levozhge ngjyre mjalti
- Kapake te puthitur mire
- Maturimi, mes shtatorit/tetorit
- Frut i madh, mbi 15g
- Shije mjaft e mire
- Permbajtje optimale, cilesore vaji
- Shkon ne rajone te ngrohta/thata
- Distance intensive 7x4/8x4 m
02.
Franquette (Franketë)
Franquette eshte nje tjeter varietet i njohur e i kerkuar i arres. Origjina e ketij varieteti eshte Franceze, ndersa koha e zbulimit eshte mbi 200 vite me pare…
- Frutifikimi, Major
- Bime e fuqishme, dege 1/2 ereke
- Lulezim i vone
- Keshillohet mbjellja ne zona malore
- 1/2 autofertil, pjalmues:
- Meylannaise, Ronde de Montigiac
- Hyrja ne prodhim: viti 5-6
- Prodhimi: konstant, rreth 20kv/ha
- Forme e zgjatur, eliptike
- Pesha 10-12 gr
- Cilesi shume e mire
- Rrezja e thelpiut: 43-48%
- Ndarja nga guaska, e lehte
- Maturimi, fundi shtatorit/tetorit
03.
Lara
Varieteti i trete i arres ne listen tone eshte Lara, nje tjeter arre me origjine franceze, por goxha me moderne se Franquette…
- Frutifikimi, Anesor
- Bime me rritje mesatare
- Tendence degesh gjysem ereke
- Prodhimtari e larte, konstante
- Kohe e vone lulezimi
- Hyrje e shpejte ne prodhim
- Frut shume cilesor
- Peshe 11-13 gr.
- Forme globoze
- Rrezja e thelpiut: 49-51%
- Pjekja: 10-ditori i dyte, Shtator
- Pjalmues, rekomandohet Franquette
04.
Pedro
Pema është shumë produktive dhe përveç rajoneve bregdetare është e përputhshme me të gjitha zonat e rritjes së arrës.
Fruti është me lëvozhgë gjysmë të hollë dhe mund të shkëputet lehtësisht nga lëvozhga. Pjesa e brendshme ka një ngjyrë të verdhë të lehtë. Rrezja e thelpiut te ketij varieteti eshte 48% ndersa pjekja rreth dy javeve te para te shtatorit.
Shija e varietetit “Pedro” eshte nje nder me te mirat persa i perket arrave, nje shije qe shume pak varietete te tjera mund ta rivalizojne.
05.
Fernor
Fernor është një varietet arre francez rezistent ndaj të ftohtit. Varietet produktiv dhe me gjethe të vonshme. Është një hibrid i Franquette x Lara. Fernor mund të mbillet në zona të ftohta dhe mund të mbillet në lartësi deri në 1800 metra mbi nivelin e detit.
Varieteti Fernor mund ta filloje prodhimin qe 3-4 vite pas mbjelljes. Arrat dalin te lehta ne ngjyre, me levozhge te holle. Pjalmuesi i rekomanduar eshte Fernette.
06.
Pecan
Pervec Chandler, Franquette, Lara, Pedro dhe Fernor, Fidanishte Rabeta ofron edhe kultivare te tjere te huaj e vendas.
Nder keto: Ronde de Montegnac, nje tjeter varietet francez i cili perdoret me se shumti si pjalmues i Franquette; Fernette, nje arre me karakteristika te ngjashme me Fernorin dhe pjalmues i tij; dhe se fundmi varietete vendase me karakteristika te vecanta…
07.
Kultivare te tjere
Pervec Chandler, Franquette, Lara, Pedro dhe Fernor, Fidanishte Rabeta ofron edhe kultivare te tjere te huaj e vendas.
Nder keto: Ronde de Montegnac, nje tjeter varietet francez i cili perdoret me se shumti si pjalmues i Franquette; Fernette, nje arre me karakteristika te ngjashme me Fernorin dhe pjalmues i tij; dhe se fundmi varietete vendase me karakteristika te vecanta…
Na kontaktoni...
Mos hezitoni te na kontaktoni per me shume informacion ne lidhje me procesin e blerjes…